Çavkov nuk e përshëndeti fjalimin e ministrit Nuhiu “për reforma në MPB”

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në manifestimin solemn me rastin e ditës së policisë maqedonase, porositi se reformat e mëdha në polici patjetër duhet të vazhdojnë, njofton Portalb.mk.

“Do të angazhohemi që sa më shpejt policia të vihet në funksion të të gjithë qytetarëve dhe të shtetit. Byrosë për Siguri Publike (BSP) i duhet profesionalizëm, ndërkaq ne bashkë do të duhet që të angazhohemi që të vendosim transparencë themelore në lidhje me marrëdhëniet e policisë me qytetarët, bashkësitë dhe opinionin e gjerë”, tha Nuhiu.

Edhe pse në ceremoninë ishte i pranishëm edhe drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, Mitko Çavkov, për të cilin Nuhiu kërkoi që Qeveria të shkarkojë, ai nuk e përshëndeti fjalimin e ministrit të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button