9 aktakuza kundër dhunuesve në Kuvend, vetëm dy paraburgime të vazhduara

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) – Shkup, njofton se sot ka dorëzuar aktakuzë për 9 persona – pjesëmarrës në dhunën në Kuvendin e Maqedonisë. Të dyshuarit Prokuroria i ndjek për “pjesëmarrje në turmë e cila do të pengojë kryerjen e detyrës të personit zyrtar”, nga neni 384, paragrafi 1 nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

Për 2 persona nga gjithsej 9, prokurori kompetent ka  dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit. Për një person i cili deri më tani ishte në paraburgim, prokurori ka kërkuar arrest shtëpiak, ndërkaq për njërin që ka qenë në arrest shtëpiak është dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së njëjtë.

Për nëj person i cili i cili deri më tani ka qenë në paraburgim, nuk është kërkuar vazhdim i masës, por është kërkuar vetëm masa e kujdesit.

Për një katër persona që deri më tani kanë qenë në paraburgim, janë mbledhur dëshmi dhe sipas Prokurorisë “nuk ekziston rrezik që ta pengojnë procedurën” dhe për atë, për ata është kërkuar që të ketë vetëm masë kujdesi.

Për tre persona për të cilët MPB ka dorëzuar padi penale, PTHP e ka hedhur poshtë padinë penale, me arsyetimin se për dy persona është bërë identifikim i gabuar, ndërkaq për një nga personat fare nuk është konstatuar se e ka kryer veprën për të cilën ngarkohet.

Plotësisht, PTHP, informon se “në pajtueshmëri me ligjin, kualifikimin juridik për kryerjen e veprës penale e jep prokurori publik. Ajo do të thotë se, nëse plotësisht gjenden dëshmi të reja që do të tregonin për ndonjë person të caktuar se ka kryer vepër tjetër penale, prokurori publik në rrjedhën e tërë procedurës do të mund të kryej rikualifikim ose personi të ndiqet për vepra tjera penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button