Ahmeti i dërgoi urim presidentit të Francës Emanuel Makron

Lider i BDI-së Ali Ahmeti ia uroi fitoren zgjedhore presidentit të Francës Emanuel Makron.

“Duke mirëpritur me kënaqësi zgjedhjen Tuaj në postin President i Republikës franceze, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’Ju shpreh urimet më të përzemërta Juve dhe popullit francez për zgjedhjen e qartë për vlerat evropiane”, thotë Ahmeti në urimin e tij .

Ai gjithashtu thekoi se integrimi euro-atlantik mbetet alternativa e vetme për Maqedoninë dhe shpreh bindjen e plotë, se Franca do të kontribuojë në forcimin e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Duke shprehur edhe një herë urimet e mia për Ju dhe vendin tuaj, Ju lutem pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, e përfundon urimin e tij Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button