Tiranë, “Nënë Tereza” mbulohet me qilim gjigant
Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë është shtruar me një qilim gjigant me motive tradicionale shqiptare, në kuadër të edicionit të 18-të të Bienales së Artistëve të rinj, “Mediterrane 18”, transmeton Gazeta Blic.
Sipas kryeministrit Edi Rama i cili ka zgjedhur këtë qilim për të uruar mëngjesin e të shtunës dhe ditën e Shën Gjergjit, duke thënë se qilimi është bërë me motive tradicionale të fshatit Shëngjergj të Tiranës.Janë rreth 230 artistë nga Mesdheu që kanë mbërritur në Tiranë me veprat e tyre.