Fati i Mustafës kryeministër vendoset të mërkurën

E mërkura do të jetë dita vendimtare për të ardhmen e Qeverisë Mustafa.

Një muaj pas nismës për ta rrëzuar Qeverinë, opozita, e ndihmuar nga deputetët e koalicionit kryesisht të PDK-së, ka arritur që përmes 42 nënshkrimeve ta obligojë Kryesinë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, raporton KTV.

Mocioni i opozitës u dorëzua në sekretarinë e Kuvendit në orët e paradites.

Në orën 14 00, Kryesia e Kuvendit u mblodh për ta caktuar të mërkurën në orën 10 seancën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Pas mbledhjes kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se gjendja në Kosovë nuk është e mirë dhe pos qytetarëve me këtë gjendje, është i pakënaqur edhe ai vetë.

Veselit i është përgjigjur Ismet Beqiri i LDK-së. Ai tha se qeverisja e Isa Mustafës është më e suksesshmja sa i përket zhvillimit ekonomik i pëlqeu ose jo dikujt kjo.

Beqiri i ka kujtuar PDK-së se mbështetja e mocionit të opozitës do të ishte shkelje e marrëveshjes së arritur më 2014-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button