Merkel dëshiron partneritet të mirë me Britaninë pas Brexit-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për negociata konstruktive me Britaninë e Madhe, mbi largimin e vendit nga Bashkimi Evropian dhe ka thënë se vendi i saj ka qëllim që të mbajë partneritet të mirë me Londrën, shkruan REL.

“Ne do të na duhet por dhe duam që Britania të jetë një partner i mirë në të ardhmen”, tha Merkel gjatë një fjalimi në Hamnburg, duke shtuar se negociatat për Brexit do të jenë “shumë të vështira dhe komplekse”.

“Britania në të ardhmen do të jenë më pak e afërt me ne sesa është tash, përfshirë këtu edhe në sferën ekonomike”, ka thënë Merkel por ka theksuar se marrëdhëniet e mira me Britani në fushën ekonomike, të sigurisë dhe mbrojtjes politike janë të rëndësishme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button