Brenda aeroplanit privat më të madh në botë (Foto/Video)

Në shikim të parë nga jashtë mund të duket si çdo aeroplan tjetër civil. Por, në momentin që futeni brenda do ta kuptoni se bëhet fjalë për një aeroplan special B787, me të cilin ëndërron çdo njeri të udhëtojë.
I cilësuar si “VVIP” për shkak të luksit që e ka brenda, ky aeroplan zyrtarisht është shpallur aeroplani më i madh në botë privat, vlera e të cilit kap shumën e 230 milionë funteve transmeton Telegrafi.

Një aeroplan civil i këtij lloji Boeing 787 mund të akomodojë 240 deri në 335 pasagjerë, ndërsa ky vetëm 30 ku pothuajse nuk mungon asgjë në hapësirën prej 2.400 metra katrorë.

Jo më kot ky aeroplan ka fituar epitetin e aeroplanit më të madh privat, për faktin se brenda tij gjenden dhoma luksoze të gjumit, dhomat e ditës, tualetet me xhakuzi e deri tek baret ku shërbehen pijet më të popullarizuara.

787 Deerjet ka kapacitet të fluturojë 17.5 orë pa ndaluar në ndonjë aeroport për furnizim duke kaluar plot 9.800 milje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button