Në Venezuelë është vrarë edhe lideri i studentëve

Persona të panjohur e vranë mbrëmë kryetarin e organizatës nacionale studentore të Venezuelës. Vrasja e Huan Lopez është kryer në Fakultetin teknologjik në shtetin Ansoategi.

Nuk ka informata për motivet e kriminelëve të cilët shtien në të duke kaluar me motor afër asamblesë studentore.

Me vdekjen e Lopez, numri i ët vrarëve në protestat në Venezuelë arriti në 37. Të lënduar janë mbi 700 persona.

Në Venezuelë dje pati protesta të mëdha studentore kundër qeverisë së kryesuar nga presidenti Nikollas Maduro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button