Zaev: Dua që të gjitha partitë nënshkruese të jenë pjesë e Qeverisë së re

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në emisionin “Click plus” shprehu dëshirën që të gjitha partitë parlamentare nënshkruese për mandatim të tij për formim të Qeverisë së re të jenë pjesë e koalicionuese e të njëjtës, njofton Portalb.mk.

“Kemi 61 nënshkrime të dhëna për mandatim timin për formim të Qeverisë së re. Dëshiroj dhe pres që të gjitha partitë të jenë të gatshme të jenë pjesë e Qeverisë së re, duke përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik edhe Lëvizjen Besa. Por pres që të gjitha partitë të posedojnë kuadër adekuat për pozitat e caktuar në Qeveri por se për resorët ende nuk kemi folur”, tha Zaev.

Ai gjithashtu sqaroi se me rëndësi parësore për Qeverinë e re do të jetë depolitizimi i institucioneve dhe punësimin adekuat të të rinjve duke vlerësuar se punësimi partiak ka qenë shkaktar për migrimin e madh të të rinjve gjatë viteve të fundit në Maqedoni.

Në pyetjen se a pritni sulme të sërishme të dhunshme kur do të kemi marrje të ministrive, Zaev u shpreh se ajo nuk do të ndodh edhe pse ende kemi pushtet të Mitko Çavkovit në MPB.

“Unë nuk besoj se do të ndodhin sërish sulme të dhunshme. Besoj në transferin e qetë të pushtetit dhe institucioneve. Kjo nuk do të ndodh edhe pse Çavkov ende ka pushtet në MPB”, tha Zaev.

LEXO: Zaev apelon për 2/3 e shumicës parlamentare për PSP-në

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button