Zaev apelon për 2/3 e shumicës parlamentare për PSP-në

Lideri i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në emisionin “Click plus” bëri të ditur se punën e parë që do të bëjë Parlamenti i Maqedonisë për Prokurorinë Speciale Publike (PSP) do të jetë sjellja e ligjit të dëshmitarëve dhe ndryshimi i ligjit për zgjatjen e mandatit të saj, njofton Portalb.mk.

“Një nga ligjet e para që do të sjellim do të jetë edhe ligji dëshmitarëve dhe ndryshimet e ligjit për zgjatjen e mandatit të PSP-së. Prandaj apeloj që të kemi 2/3 e shumicës parlamentare që të kemi ndryshim të ligjit të PSP ngaqë ne duhet të kontribuojmë për vazhdimin e punës së saj. Atje ka përgjime edhe për Zaevin, prandaj nuk duhet të shikohet si diçka partiake. Nëse nuk vazhdohet mandati i PSP nuk do shpëtojë shteti dhe se për këtë duhet që drejtësia të del në pah e kjo do të arrihet vetëm me PSP-në”, tha Zaev.

LEXO: Zaev: Dua që të gjitha partitë nënshkruese të jenë pjesë e Qeverisë së re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button