Kuvendi bullgar e zgjodhi Bojko Borisovin kryeministër të ri

Kuvendi Popullor i Bullgarisë sot e zgjodhi liderin e partisë Qytetarë për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov si kryeministër i ri i Bullgarisë, njofton BTA.

“Për” zgjedhjen e Borisovit votuan 133 deputetë, ndërsa 100 ishin kundër.

Pasdite Kuvendi duhet të votojë edhe për zgjedhjen e Qeverisë së Borisovit, e cila do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Në fjalimin e tij para deputetëve para zgjedhjes, Borisov deklaroi se sipas vullnetit të popullit bullgar GERB dhe koalicioni Patriotë të bashkuar (PB) e “ndërmarrin përgjegjësinë për menaxhim me vendin në katër vitet e ardhshme në momente të cilat janë historike për botën dhe Evropën”.

Borisov theksoi se të dyja palët e marrëveshjes për partneritetin e koalicionit kanë arritur me tejkalimin e dallimeve midis tyre dhe përcaktimin e prioriteteve kryesore në vend, si respektimin e rrugës euroatlantike, garantimin e sigurisë nacionale, mbrojtjen e kufijve shtetërorë, sigurimin e pagave më të lartë për qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Borisov paralajmëroi se një prej prioriteteve të Qeverisë së tij do të jetë miratimi i ligjit të ri për antikorrupsion, me të cilin do të formohet trupi i ri për luftë kundër korrupsionit, i cili do ta zëvendësojë komisionin aktual antikorruptues.

“Do të bëjmë hetime për korrupsion në nivelet e larta të pushtetit”, premtoi Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button