Dhuna në Kuvend, Prokuroria parashtroi propozime për paraburgim dhe masa të kujdesit

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë parashtroi propozime për përcaktimin e masave për siguri kundër tre personave për parregullsitë që kanë ndodhur javën e kaluar në Kuvend dhe të cilët u arrestuan të martën nga MPB-ja. Për një person është parashtruar propozim për masën paraburgim, ndërsa për dy janë propozuar masa për kujdes.

Siç kumtoi PPRM në Prokurorinë Themelore Publike Shkup detajisht shqyrtohet dorëzimi i video materialeve dhe atyre për dëshmi për parregullsitë në Kuvend, me qëllim të konfirmimit të fakteve dhe përgjegjësisë penale të personave të involvuar. Për një person për të cilin MPB-ja dorëzoi njoftim, kumton PPRM-ja, prokuroria vlerëson se ekziston dyshim bazë se ka bërë vepër penale “pjesëmarrje në turmë” që do të kryejë vepër penale nga neni 385 dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 nga Kodi penal. Për personin e dyshuar deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën themelore Shkupi 1 Shkup, prokurori kompetent publik parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit.

Për dy persona, prokuroria informon se ka vlerësuar se ekziston dyshim bazë se kanë bërë vepër penale -” pjesëmarrje në turmë” që do të kryejë vepër penale nga neni 385 nga Kodi penal dhe për ta deri te gjykatësi i procedurës paraprake është parashtruar propozim për përcaktimin e masave të kujdesit.

Për dy persona tjerë për të cilët është sjellë njoftim, prokuroria konfirmon se nuk ekziston dyshim bazë se kanë bërë vepër penale. Në lidhje me dy personat tjerë në vijim është marrja e aktiviteteve të mëtutjeshme për konfirmimin e fakteve që të mund të sillet vendim i prokurorit publik, thuhet në kumtesën e PPRM-së dhe shtohet se veprimet të cilat merren nga ana e prokurorëve kompetentë publikë vazhdojnë në vazhdimësi.

Përveç tre personave shtesë të arrestuar. sipas MPB-së, në Stacionin policor Kisela Vodë është paraqitur një person i dyshuar për vepër të bërë penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

Siç informoi MPB-ja, në fuqi ende janë urdhëresat qendrore për tetë persona, pas të cilëve policia po heton. Deri më tani nga 12 të arrestuarit, për gjashtë prej tre është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditëve, për një person masë e paraburgimit shtëpiak dhe për dy persona masë e kujdesit.

SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike  (PTHP) Shkup deri më tani ka parashtruar kallëzime penale për 20 persona të identifikuar – pjesëmarrës në trazirat në Parlament. Deri te PTHP Shkup janë parashtruar edhe raporte për informacionet e marra deri më tani rreth personave organizatorë të protestës, si dhe personat të cilët kanë marrë pjesë në largimin e bllokadës paraprakisht të vendosur në derën e anës së brendshme të hyrjes kryesore të ndërtesës kundore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button