RTM nuk ka siguruar informim në kohë për ngjarjet në Kuvend

Agjencia e Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele e fton Këshillin e programit të RTM-së që ta rishikojë raportimin e shërbimit publik për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë prej 27 prill të vitit 2017, njofton Portalb.mk.

Në kërkesë shkruan se Shërbimi publik është i detyruar të sigurojë informim të sigurtë, të vazhdueshëm, të plotë, të paanshëm, të drejtë dhe në kohë për të gjitha ngjarjet e rëndësishme politike. Kjo thirrje ka të bëjë me faktin se RTM nuk ka siguruar informim në kohë për ngjarjet e Kuvendit, një pjesë e thirrjeve gazetareske nuk kanë qenë në përputhje me rolin dhe funksionin e shërbimit publik dhe nuk kanë qenë të organizuar programet aktuale informative në të cilat do të debatohet për ndodhitë shoqërore-politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button