Indianët e Amerikës kishin një pasuri të jashtëzakonshme

Indianët e Amerikës kishin një shoqëri barazitiste, jetonin në harmoni me natyrën dhe pa para…

Jetonin në një hapësirë shumë të madhe, të egër dhe bujare. Liqene dhe pyje të mëdha, lëndina dhe zona shkretëtirë, vargmale të frikshëm, brigje dhe lumenj. Praktikisht, e gjithë Amerika veriore. Të organizuar në shumë fise, lëkurëkuqtë ishin pak në krahasim me atë territor të paanë, që sot e quajnë ëilderness, ose natyra e egër: afro 10 milionë. Të paktë dhe të lumtur, përpara kontaktit me njeriun e bardhë. Por në mënyrë shumë të ndryshme nga e jona.

Të pasur? Jo, faleminderit

Sa për fillim, kultura e tyre nuk njihte xhelozi apo zili, pasi nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me dëshirën për zotërime dhe pushtet. Indianët e Amerikës kishin një ekonomi mbijetese, të bazuar në gjuetinë, peshkimin dhe bujqësinë: ishte jetike që të mendohej pikësëpari për komunitetin. Ishte më shumë i nderuar, kush dhuronte për fisin e vet, jo ai që zotëronte për vete. Askush nuk gjykohej me parametrin e pasurisë, edhe sepse paraja as nuk njihej, as kush zotëronte toka: për territoret në fakt ishin mbrojtësit e tyre, me një rol krejt tjetër. Dhe nëse ndokush varfërohej kaq shumë, sa të mos kishte as edhe një kalë, një çadër apo një mbulesë, këto i dhuroheshin: që në vogëli, lëkurëkuqi mësonte të jepte dhe të ndante.

EKOLOGJISTE

Kush gënjente apo dëmtonte tjetrin dëbohej nga fisi. Ndershmëria, sinqeriteti dhe miqësia ishin në fakt vlera themelore të shoqërisë indiane. Por, veçantia e vërtetë kish të bënte me qasjen ndaj botës.

E shpjegon Kathe Reichs në librin “A e dini se pemët flasin? Urtësia e indianëve të Amerikës”.

“Ndërkohë që për ne njerëzit është “zoti i krijimit”, i autorizuar për të mposhtur natyrën dhe për ta zbutur atë, indiani ndjehet si pjesë e Tokës. Për të, i gjithë krijimit jeton, qoftë ai tokë, ujë, gur, bimë, kafshë apo njeri”. Dhe duhet të respektohet.

Lumturia e indianëve ishte e lidhur në harmoni, me çdo gjë përreth tyre. Ato nuk mund të dëgjoni shpirtin e vet të veçantë nga natyra dhe nga kolegët e tyre. Jo më kot, një thënie e Dakotave ka qenë: “Çdo qenie e gjallë është i afërmi im”. Dhe kjo është arsyeja pse indianët nuk mund të kuptonin edhe vrasjen e bizonëve nga pushtuesit e bardhë, për të shitur lëkurat, gjuhët, apo edhe vetëm për argëtim. Nga ato kafshë aq të rëndësishme për mbijetesën e tyre, ata vrasin vetëm sasinë e mjaftueshme për të ushqyer fiset. E njëjta gjë vlente edhe për kafshë të tjera të egra.

TE GJITHE NJESOJ

Për të siguruar rendin dhe qetësinë në vendbanime, nuk kishin nevojë për polici apo burgje: kontrolli shoqëror dhe ndjenja e përkatësisë, mjaftonin e tepronin. Gjithësecili në komunitetin e vet kishte një detyrë dhe dëgjohej. Pastaj, kur duheshin marrë vendime, të gjithë mund të merrnin pjesë dhe të ndërhynin. “Çdo takim bëhej në formë rrethi, për shkak se nuk përjashtonte askënd dhe të gjithë mund të shiheshin në sy: askush nuk mund të fliste prapa shpine”, vazhdon Imer Chieregatti. “Për të moderuar diskutimin mjaftonte “shkopi” i fjalës, që kalonte nga një person tek tjetri: mund të flitej vetëm kur ai merrej, dhe kishte të drejtë të mos të ndërpritej”. Për çështjet më të përgjithshme, këshilli i klanit dërgonte përfaqësuesit e vet në kshillin e fisit.

Krerët e klaneve ishin kështu zëdhënësa, dhe nëse nuk përcillnin me korrektësi vendimet që ndaheshin që poshtë, zëvendësoheshin. Për këtë qëllim ekzistonte një këshill revizoresh, përbërë nga gra të moshuara, që kishte edhe fuqinë të zëvendësonte një kryetar fisi nëse bënte gabime të rënda. Pra, ishte një shoqëri njerëzish të lirë, shumë të barabartë, që jetonin një demokraci të thjeshtë por të plotë, të drejtpërdrejtë, të shpejtë.

Të moshuar e të rinj

“Për ne, Sioux-ët nuk ka asnjë hendek midis brezave, siç ndodh me ju. Ne e konsiderojmë të drejtë që të udhëheqim dhe udhëzojmë të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të zënë vendin tonë; kjo është rruga që na mëson natyra. Ndoshta është kjo gatishmëri për të ndarë fuqinë tonë me të rinjtë, arsyeja pse, në mesin tonë, të moshuarit duhen dhe respektohen dhe dialogu mes brezave bëhet më i lehtë”. Kështu thoshte Lame Deer, një prej krerëve të mëdhenj të Sioux-ëve.

Të moshuarit, në shoqërinë indiane, ishin shumë të respektuar për urtësinë, që kish lidhje me moshën e tyre: sa më shumë jetë, aq më shumë dije. Por të rinjtë e harbuar apo “pa respekt” nuk poshtëroheshin: e gjitha hynte në kuadrin e menduar mirë, të marrëdhënieve dhe respektit. Edhe edukimi i fëmijëve ishte i ndryshëm. Nuk rriheshin kurrë, edukoheshin kryesisht përmes shembujve të mirë dhe liheshin të lirë të eksploronin botën dhe të kishin përvojat e tyre. Për të shmangur teprimet,mjaftonte kontrolli i bashkëmoshatarëve të tjerë.

Luftërat

Tributë ishin të ndara në klane, grupime personash me sjellje të caktuara dhe detyra specifike. ishin klani i ujit, i zjarrit, i luftëtarëve, dhe personat që u përkisnin përshtasnin kafshë të caktuara totemike. Tek Sioux-ët, klani i ariut mbronte tribunë: ishte zgjedhur kjo kafshë, sepse arusha është më e egra në mbrojtjen e këlyshëve të vet. Dhe lidhja në klan ishte më e fortë se ajo në fis. Kur ndodhte të luftohej mes fiseve të ndryshme, nëse ata që i përkisnin të njëjtit klan njiheshin, pushonin së luftuari, zbrisnin nga kuajt dhe përqafoheshin.

Sigurisht, jeta e indianëve nuk ishte përherë paqësore. Fiset ishin në luftë, por luftërat e brendshme nuk synonin asgjësimin apo zotërimin e një territori. Shpesh herë kufizoheshin në inkursione gjatë natës për të grabitur mallra (misër, mish të thatë, kuaj). Nëse kish betejë, viheshin në punë mekanizma socialë për të kufizuar agresivitetin dhe humbjet. Kështu preferonin ta plagosnin, dhe jo ta vrisnin kundërshtarin. Apo ta preknin me një armë simbolike, si shkopi. /StoriaIn – bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button