Një grua e cila ishte zhdukur gjendet e mbytur në ujërat e Treskës në Kërçovë

Një banore e zhdukur e Kërçovës është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska.

Siç kumtoi MPB, gjashtëdhjetë e një vjeçarja I.M. nga Kërçova, e cila paraprakisht është paraqitur si e zhdukur, dje rreth orës 10:30 është gjetur e mbytur në ujërat e lumit Treska në afërsi të “Kozhanës” në Kërçovë.

Trupi i viktimës është nxjerrë nga ujërat e lumit prej një ekipi të Njësitit territorial të zjarrfikësve Kërçovë, ndërsa identitetin e ka konfirmuar bashkëshorti i saj.

Me urdhrin e Prokurorit publik ndaj trupit të viktimës do të bëhet obduksion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button