LSDM: Qeveria e re do ta mbrojë të drejtën e shprehjes dhe lirinë e mediave

LSDM sot përmes një njoftimi shprehu respekt për gazetarët profesionistë dhe citoi se Maqedonia do të jetë vend i gazetarëve dhe mediave të lira, profesionale dhe të pavarura.

“LSDM  e përkrah qëndrimi e BE-së se shprehja dhe raportimi i lirë i mediave kontribuon për qetësimin e tensioneve dhe dallimeve në shoqëri  kur qytetarët  me kohë, në mënyrë transparente dhe jo selektive do të informohen përmes lajmeve të kontrolluara përmes një gazetarie cilësore dhe etike”, thuhet në njoftim dhe shtoi se “Qeveria e re  obligohet se do të respektojë dhe mbrojë të drejtën e shprehjes dhe lirinë e mediave  si vlera të larta demokratike të shoqërive të civilizuara.

Sipas LSDM-së, rasti me, siç citon, burgosjen e gazetarëve, mbylljen e mediave, pushimin nga puna, presionet  për vendin e tyre të punës, shantazhet ndaj ekzistencës së tyre kontribuoi që Maqedonia dhe raporti i sivjetshëm i Reporterëve pa kufij të klasifikohet e fundit në rajon për lirinë  e mediave.

“Por dinjiteti që treguan gazetarët dhe nëpunësit e mediave në ditën e dhunës së përgjakshme në Kuvend dhe hapësirë dhe përgjegjësinë që treguan mediat e caktuara që në mënyrë objektive të informojnë për këtë ngjarje  pas proceseve demokratike në vend, jep shpresë se në Maqedoni mund të rehabilitohet  liria e mendimit, fjalës dhe shprehjes në  kuptimin shoqëror”, njoftoi LSDM.

Kjo në periudhën që mbetet, shtohet, do të jetë e domosdoshme për prioritetet kryesore reformatore, që duhet të sigurojnë të ardhshme evropiane në vend, ndërsa midis të cilave, siç citohet edhe në Raportin e Pribesë dhe në Raportin e Komisionit Evropian është gazetaria e pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button