PEPR kërkon arrestimin e organizatorëve të “Për Maqedoni të përbashkët”

Partia për Emancipimin e Plotë të Romëve (PEPR), kërkon që organizatorët e protestave të dhunshme të 27 prillit në Kuvend “Për Maqedoni të përbashkët” të arrestohen, njofton Portalb.mk.

“Reagojmë deri te institucionet kompetente që të zbatojnë hetim për ndodhitë më 27 prill, para se gjithashtu Ministria e Punëve të Brendshme dhe vlerësojmë se fajtorët më të mëdhenj të hyrjes në Kuvend dhe për nxitjen protestuesve janë mu organizatorët, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Vllado Jovanovski”, thonë nga partia.

Ata gjithashtu shtojnë se protestat kanë marrë “krahë më të mëdhenj pasi që askush nuk ka reaguar dhe tani vazhdojnë me retorikën e njëjtë”.

“PEPR propozon që të arrestohen organizatorët e lartpërmendur dhe të të njëjtët të bartin përgjegjësi për gjithçka që kanë bërë në ditët e kaluara pasi që mu ata janë fajtorët kryesor. Nuk mundet që deputetët e rrahur të mjekohen nëpër spitale, ndërkaq organizatorët të jenë në liri”, thonë nga PEPR.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button