Në Maqedoni ka nga 80.000 deri 100.000 të sëmurë nga astma

Numri i të sëmurëve nga astma në Maqedoni arrin 80.000 deri 100.000. Pacientët e rinj janë gjithnjë e më të numërt, ndërsa të numër janë alergjenët, ndotja e ajrit, dioksidi i azotit dhe dioksidi  i sulfurit..

Këtë sot e theksoi drejtoresha e Klinikës për pulmologji dhe alergologji, Biserka Jovkovska Qaeva në konferencën për shtyp me rastin e 2 Majit, Ditës botërore për luftë kundër astmës, e cila shënohet me moton “Ajër më të mirë për frymëmarrje më të mirë”.

Theksoi se në vitin 2014, numri i të sëmurëve nga astma ka qenë 3.900, ndërsa në vitin 2015 – 4.200, ndërsa këtë vit deri më sot ka 1.521 të sëmurë.

“Numri i kontrolleve në ambulancë është rritur, megjithatë numri i të sëmurëve të hospitalizuar në pesë-gjashtë vitet e fundit stagnon. Terapia, të cilën të sëmurët tanë e marrin, ndërsa përdoret  edhe në vendet e zhvilluara, jep fryt. Nëse pacientët e  përdorin terapinë rregullisht, atëherë ata mund të kenë jetë normale cilësore”, tha Jovkovska Qaeva.

Sqaroi se më shumë se dhjetë vite pasi që përdoret kjo terapi më moderne inhalatore nuk kanë parë status astmatikus, që është pasqyra më e rëndë klinike e të sëmurëve me astmë, që në të kaluarën kanë ndërruar jetë.

“Astma është sëmundje respiratore kronike, që karakterizohet jo gjithmonë me pasqyrë të zakonshme të kollës të thatë, fishkëllimë në kraharor, frymëmarrje të vështirësuar, dispne… Astma ka shumë simptoma që përputhen me ato të sëmundjeve të tjera dhe nevojitet kohë më e gjatë që të mundemi ta definojmë pasqyrën e vërtetë klinike”, shtoi Jovkovska-Qaeva.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Jovkovska-Qaeva tha se kapaciteti i shtretërve në Klinikë është 48, ndërsa sipas saj është i pamjaftueshëm për mjekimin e të gjithë të sëmurëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button