Portalet e afërta me VMRO-në propagandojnë urrejtje ndëretnike me fotografi të vjetra

Portalet e afërta me VMRO-DPMNE-në “Kurir”, “Netpres” dhe “Infomaks”, dje publikuan një tekst të shkurtër në të cilën thuhet se përkrahësit e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev kanë nxjerr transparent në të cilin shkruan “Mos më thirr FYROM, thirrëm Ilirida”, njofton Portalb.mk.

Teksti është emërtuar me titullin “Zaev filloi me Platformën Tiranase”.

Megjithatë, fotografia me transparentin, mund të gjendet në një forum, ku është vendosur që në shkurt të vitit 2010.

E njëjta fotografi u paraqit edhe në “Twiter”, ndërkaq mes tyre që e kanë ndarë është edhe drejtori i Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski, transmeton BIRN.

Gjuha e urrejtjes është vepër penale në Republikën e Maqedonisë

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit.

Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqi në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë: Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit.

Pas ndryshimeve të Kodit Penal, neni 394-d thotë: Përhapja e materialit me përmbajtje raciste dhe ksenoffobike nëpërmjet sistemeve kompjuteri

Për më shumë rreth shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes lexo: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button