QZHM: Agjencioni në mënyrë selektive i vëzhgon mediat

Qendra për zhvillim të mediave (QZHM) apelon deri te Agjencioni për audio dhe audiovizuale dhe shërbime mediale, që profesionalisht të zbatojë detyrat ligjore për monitorim të radiodifuzerëve gjatë zgjedhjeve. Këtu përfshihet edhe Metodologjia vetanake për monitorim të mediave nëpërmjet serviseve programore në procesin zgjedhor. 

“Analiza nga montirimi për mbulim medial në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në servisin publik dhe në mediat komerciale, miratuar në seancën e djeshme të Agjencionit, tregon se Agjencioni në mënyrë selektive zbaton metodologjinë për monitorim të radiodifuzerëve, ndërsa konstatimi sa i përket televizioneve ‘Telma’ dhe ’24 Vesti’ aspak nuk del nga përmbajtja e raportit. 

Në monitorimin mbizotërojnë elementet kuantitative, ndërsa analiza kualitative mediale është në minimum. 

Shumë pak ose aspak nuk është bërë analizë me atë të cilin konkurrojnë mediat, në kornizat të asaj për disa subjekte politike, për përzgjedhjen e fjalëve ose fjalive kur i dedikohet për subjekte politike ose kur prezantohen informacione, për respektimin e standardeve profesionale gazetareske, praninë e gjuhës së urrejtjes dhe të tjera”, tuhet në kumtesën nga QZHM. 

Sipas QZHM-së mungesa e analizës kualitative jep një pasqyrë jo të plotë madje edhe të shtrembëruar për mënyrën se si mediat informuan gjatë rrethit të parë zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button