Komuna e Dibrës premton ndihmë për dëmet e shkaktuara në bujqësi

Reshjet e mëdha të borës në Dibër kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe në pemëtari. Komuna e Dibrës konsideron se moti i keq ka shkaktuar humbje në bujqësi deh ka premtuar ndihmë.

Sipas Ruzhdi Latës  në komunën e Dibrës janë të mbjell  gjithsej 517 hektarë sipërfaqe  me grurë, elb dhe në saj të dëmeve këto prodhime janë përgjysmuar dukshëm.  Sa I takon grurit ajo përfshin një sipërfaqe prej 230 hektarë, 200 hektarë elb dhe kultura të tjera bujqësore, por për fat të keq këto kultura të lartpërmendura janë të dëmtuara ngamoti i keq. Marr në përgjithësi në saj të trashësisë së bores prej 30 centimetra, dëmet kanë arritur deri në 50 për qind, theksoi Lata.

“Në komunën e Dibrës ka sipërfaqe prej 1340 hektarë me bimë furagjere, jonxhë në sipërfaqe prej 67 hektarë si dhe pemëtari  që pasuan me thyerje të frytit , degëve dhe polenizimit të pemëve. Ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë dëme ndaj pushteti vendor me aq sa ka fonde do tu del në ndihmë gjithë bujqve që të tejkalohet kjo situatë e rëndë”, potencoi Lata.

“Probleme ka pasur edhe në komunikacion sidomos në aksin rrugor Dibër-Mavrovë në saj të gurëve dhe ortekëve ,por ekipe të NP “Makedonija Pat” janë në teren dhe pastrojnë rrugët por kanoset ndonjë rrezik jete. Gjithashtu vlen të përmendet edhe NKP “Standard” e cila së bashku me qytetarët e mobilizuar arritën të pastrojnë qytetin nga nga pemët e shkulura dhe bora e madhe në komunën e Dibrës”, përfundoi Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button