Prindër, mos i prekni kurrë fëmijët kur u jepni një komandë

Të prekurit është një nga veprimet më të zakonshme kur ne ndërveprojmë, veçanërisht me fëmijët, të cilët na duket sikur nuk e kuptojnë vetëm me fjalë komandën.

Kështu, kur duam që ta heqë nga goja një objekt, ne nuk presim shumë duke ia shpjeguar pse duhet ta bëjë këtë, por në të njëjtën kohë me fjalët “hiqe nga goja”, zgjasim dhe duart për t’ia ulur dorën së bashku me objektin që po fut në gojë. Njëlloj veprojmë edhe për shumë sjellje të tjera të fëmijës, por pediatrja e njohur shqiptare me një orientim të theksuar nga psiqika e fëmijëve, Lira Gjika, rekomandon që komandat nuk duhet të shoqërohen me prekje, por duhet pritur që fëmija të mësojë të bindet me anë të fjalës, kjo sigurisht për të mirën e tij në të ardhmen dhe të prindërve sigurisht.

“Prindër, mos i prekni fëmijët kur i jepni një komandë. Kini pak durim, përsëriteni komandën, por në asnjë mënyrë, mos e prekni fëmijën pasi keni folur. Kini pak durim deri sa ta zbatojë komandën nëpërmjet fjalës. Nëse ju nuk do të keni durim, por do ta prekni fëmijën menjëherë pas fjalës, siç dhe ndodh rëndom, do t’i mësoni dhe kultivoni që të përgjigjet ndaj një kërkese, apo detyre, kur ta prekni me dorë dhe jo kur t’i flisni.
Prekja, është mekanizëm psiqik instinktiv nga më të vjetrit. Pra, si të gjithë mekanizmat instinktivë që janë të lidhur me ekzistencën, e dominon fjalën. Prandaj, kërkohet durim dhe mosprekje kur duam të nxitim dhe zhvillojmë te fëmija përgjigjen dhe të vepruarin nëpërmjet fjalës”, shkruan Gjika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button