Një kohë për lidership, “profecitë” e Margaret Thatcherit, në fillimin e mijëvjeçarit

Në 19 korrik 2000, Margaret Thatcher, Zonja e Hekurt e Britanisë së Madhe, gruaja e fortë që kishte udhëhequr vendin e saj në një prej periudhave më të vështira të historisë, që bashkë me Ronald Reaganin kishin sjellë shembjen e komunizmit dhe fundin e Luftës së Ftohtë, mbante një prej fjalimeve të saj të fundit në Institutin Hoover.

I lexuar sot, shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, ai fjalim të krijon ndjesinë e një “profecie”. Në vitin 2000, Margaret Thatcheri paralajmëronte botën për rrezikun e forcimit të Rusisë dhe rikthimin e saj në një fuqi armiqësore ndaj perëndimit, por edhe të Kinës, “Komunizmi me “tipare kineze” i të cilës, gjithësesi ka shumë karakteristika të komunizmit”.

Kur ende nuk kishin ndodhur sulmet e 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ende nuk ishin zhvilluar dy luftëra, Margaret Thatcheri ishte e qartë për shtetet “batakçinj” dhe aktorët joshtetërorë që kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon. Si Iraku, Siria, Korea e Veriut…

Në të njëjtën kohë, Zonja e Hekurt mbetej e vendosur në bindjen e saj se orientimi i Britanisë së Madhe duhet të jetë nga Atlantiku dhe Amerika dhe jo nga Europa kontinentale. Se ideja që duke u integruar më shumë në Europë, do të mundej ta bënte më shumë Europën britanike se sa Britaninë europiane nuk do të materializohej. Sipas saj: “Në këtë shekull të njëzetë e një, fuqia dominuese është Amerika; Gjuha globale është anglishtja; Modeli i përhapur ekonomik është kapitalizmi anglo-sakson – prandaj, pse të burgosemi në një Evropë burokratike?” Kushedi sa e lumtur do të ishte sot, po të mësonte se Britania ka nisur shkëputjen nga Bashkimi Europian … / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button