Ish-Kryeministri Italian Renzi fiton bindshëm zgjedhjet brenda Partisë Demokratike

Ish-kryeministri italian Mateo Renzi ka fituar bindshëm drejtimin e Partisë Demokratike Italiane duke marrë mbi 70 % të votave. Megjithatë numri i votuesve në këto zgjedhje ishte mbi 30 % më i ulët, krahasuar me vitin 2013.

“Sot kemi bërë diçka të jashtëzakonshme. Dmeokracia është mundësia për të zgjedhur dhe unë flaenderoj vullnetarët.” Mateo Renzi ka marrë në këtë mënyrë kryesimin e partisë demokratike italiane. dukei premtuar kryeministrit aktual Xhentiloni se do të bashkëpunojnë me shumë bindje. Sipas Renzit kjo fitore është një faqe e re dhe jo një hakmarrje.
Në fjalën e tij falenderuese ish kryeministri italian u shpreh se me këto zgjedhje ka fituar e gjithë partia demokratike dhe sidomos ata që nuk janë turpëruar nga gjërat e bëra deri më sot pasi janë shënuar 70o mijë vende pune më shumë. “Ne dëshirojmë një koalicion të gjerë me qytetarët dhe jo me të ashtuquajtura parti që nuk përfaqësojnë as veten e tyre,” shtoi ai
Më tej Renzi foli dhe për populistët duke komentuar se alternativa nuk qëndron në studiot televizive e as në Tuiter pr është në popull ndërsa Brukeslit i kërkohet një ndryshim i vërtetë
Të dhënat flasin qartë, Mateo Renzi ka marrë 71 për qind të votave, Andrea Orlando 21.1%, dhe Michele Emiliano 7.8%.
Pjesëmarrja në votime ka shënuar shifrën e 2 milion zgjedhësve që dhe pse më e lartë se parashikimet gjithësesi është një milion më pak se në 2013-ën. Por nuk kanë munguar parregullsitë dhe polemikat, ku në një nga qendrat e votimit procesi është anuluar tërësisht
Reagimi i parë i Renzit për fitoren ishte me anë të një fotografie: një kartolinë e postuar në instagram dhe më pas një telefonatë për kryeministrin Paolo Xhentiloni, i cili e uroi për fitoren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button