Sindikatat greke në grevë 24-orëshe

Sindikatat greke paralajmëruan për sot grevë të përgjithshme 24-orëshe me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, njoftojnë mediat greke.

Për shkak të grevës, feribotët do të mbeten nëpër porte, ndërsa transporti publik do të lëvizë me orar të rralluar.

“Të punësuarit duhet të dinë se Një Maji është ditë për grevë, e jo ditë e lirë”, thuhet në kumtesën e dy organizatave kryesore sindikaliste – Konfederata e përgjithshme e punës (GSEE) dhe Federata e nëpunësve shtetëror (ADEDI).

“Mesazhi i sivjetmë është se të punësuarit më nuk mund të sakrifikohen”, paralajmërojnë sindikatat.

Sindikatat u bëjnë thirrje punëtorëve në masivitet t’i bashkëngjiten grevës edhe në tubimet e planifikuara protestuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button