SUTKOZ, AOGJSH, AGRO, SIEM, SMS dhe SMEA me mesazh deri te punëtorët

SUTKOZ, AOGJSH, AGRO, SIEM, SMS dhe SMEA të gjithë punëtorëve në Maqedoni ua urojnë 1 Majin, Ditën e punës dhe u dëshirojnë paga më të mëdha dhe të drejta të punëtorëve, kushte më të mira për punë dhe jetë më të mirë për të cilët do të luftojnë së bashku me ta.

“Nga sot kemi portal të ri i cili quhet ‘sindikalec’. Në të çdo ditë mund të paraqitet presion ndaj punës, parregullsi, mobing dhe të kërkohet ndihmë juridike në mënyrë anonime ose me emër dhe mbiemër. Ne në afat prej 24 orëve do të përgjigjemi dhe do të ofrojmë ndihmë juridike”, tha kryetari i SUTKOZ-it Darko Dimovski në konferencën e sotme për shtyp.

Ai vlerësoi se në tetë vitet e fundit ka ardhur deri në ulje të rëndësishme të së drejtave të punëtorëve që, siç tha, është meritë e lidhjes midis sindikatës dhe partive politike.

Kryetari i AGRO-së, Zhivko Daneski tha se paga minimale nga 10.080 denarë në Maqedoni nuk i plotëson as nevojat themelore të të punësuarve dhe shtoi se në industri në pagën minimale nuk kanë hyrë ushqimi dhe transporti.

Theksoi se në qoftë se shtohen ushqimi dhe transporti paga minimale duhet të jetë rreth 300 euro, që, siç tha, ende nuk është e kënaqshme, për shkak se shporta mujore sindikaliste për një familje është 33.000 denarë.

Risto Ajtov nga Sindikata për mbrojtje dhe siguri, siç tha, edhe pse ka marrë vendim se sërish është kthyer në kreun e Sindikatës nuk mund të hyjë në hapësirat e ndërtesës së LSM-së.

Sekretarja e përgjithshme e SIEM Marija Ançeva theksoi se punëtorët industrialë në gjithë botën janë baza e lëvizjes sindikaliste, ndërsa tek ne nuk është rasti i njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button