Bler: Kthehem në politikë për shkak të Bregzitit, do t’i njollos duart

Ish-kryeministri britanik Toni Bler deklaroi se “Bregziti drejtpërdrejtë e ka motivuar që të inkuadrohet në politikë”, 20 vite pasi bindshëm triumfoi në zgjedhjet parlamentare.

“Duhet t’i njollosni duart dhe unë këtë do ta bëj”, deklaroi Bler për tabloidin britanik “Miror”.

Ai shtoi se qëllimi i tij është që të “formësojë debat politik” për Bregzitin, por që për momentin nuk planifikon të kthehet në radhët e para politike e as të bëhet deputet.

“Dejli telegraf” deklaratën e Blerit e interpreton si vendosje të themeleve për formim të partisë ose lëvizjes së re politike.

Bler pohon se formimi i ndonjë lëvizje kundër Bregzitit nuk është në kundërshtim me vullnetin e popullit i cili votoi për dalje nga Bashkimi Evropian në referendumin e vitit të kaluar.

“Kjo nuk ka lidhje me kundërshtimin e vullnetit të popullit. Bëhet fjalë për atë që vullneti i popullit mund të ndryshojë kur do të shohin marrëveshjen përfundimtare (për Bregzit)”, theksoi Bler.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button