Sot shënohet i Ditës ndërkombëtare e punës

Në Maqedoni sot shënohet Dita ndërkombëtare e punës që tradicionalisht nëpër botë shënohet për nder të luftës së punëtorëve për avancimin e të drejtave të tyre.

Organizatat sindikaliste paralajmërojnë një sërë aktivitetesh me të cilat do ta shënojnë këtë ditë. Lidhja më e vjetër e sindikatave të Maqedonisë, këtë vit do t’i afirmojë qëllimet dhe parimet dhe do të kërkojë zbatimin e Protokollit të progresit social i cili fokusohet në zhvillimin e mëtejmë të dialogut social, zbatimin e negociatave kolektive në të gjitha nivelet, ngritjen e standardit jetësor, cilësinë e jetës, rritjen e pagave, zbatimin e “pagës së barabartë për punë të barabartë”, ratifikimin dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të punës, qeverisjen e së drejtës dhe zhvillimin e legjislaturës për punëtorë, eliminimin e çdo lloj diskriminimi gjinor, të moshës dhe llojet e tjera të diskriminimit.

“LSM edhe më tej mbetet e përkushtuar në luftën për vende të sigurta të punës, për përforcimin e marrëdhënieve të punës në orar të papërcaktuar pune, zvogëlimin e periudhës kohore për punë në kohë të përcaktuar pune, kushte plotësuese për të dalë në pension, lirim plotësues nga tatimi për kompensimet nga puna, demokraci participuese punëtore dhe fonde të sigurta sociale për solidarizim”, thuhet në manifest.

Nga LSM të premten në konferencë shtypi paralajmëruan se ditën e sotme do ta shënojnë duke punuar, me vazhdimin e bisedimeve për rritjen e pagës minimale në vend.

Kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski theksoi se vend qendror në shënim, për të gjithë partnerëve sindikal, është vazhdimi i bisedimeve për rritje të pagës minimale në RM.

“Në këtë mënyrë dëshirojmë edhe praktikisht të tregojmë se edhe pse është 1 maji ne me punë do ta festojmë. Për ne është e rëndësishme të tregojmë dhe të realizojmë rezultate siç këtë e bënim gjatë gjithë këtyre viteve”, tha Mitrevski.

Први мај 2.jpg

Marsh protestues paralajmëruan nënshkruesit e Kartës për solidaritet.

Ata, siç thonë, më 1 maj do t’ju bëjnë thirrje anëtarëve të tyre dhe punëtorëve të dërgojnë mesazh deri tek autoritetet kompetente të punojnë në interes të punëtorëve dhe të luftojnë për unitet dhe standard më të mirë dhe të drejta më të mëdha.

Dita ndërkombëtare e punës është festë shtetërore në më shumë vende të botës. në Maqedoni nga viti 2007 si ditë jopune është shënuar vetëm 1 maji, ndërsa deri në vitin 2006 ditë jopune ishin 1 dhe 2 maji.

Dita e punës shënohet në shenjë respekti ndaj viktimave të grevës e cila është mbajtur prej më 1 deri më 4 maj 1886 në Çikago kur protestuesit kanë kërkuar vendosjen e orarit tetëorësh në punë. Organizatorët e grevës kanë dalë para gjykatës, ndërsa katër prej tyre janë ekzekutuar. Tre vite, pas ngjarjeve në Çikago, në Kongresin e partë të Internacionales së dytë që është mbajtur në Paris në vitin 1889, është vendosur çdo vit më 1 maj, për nder të punëtorëve të Çikagos, të mbahen protesta masovike. shk/10:16

Мај 1 чикаго

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button