LSDM: Kuvendi ka kryetar, Veljanoski do të jep llogari për të gjitha

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar ndaj Trajko Veljanoskit duke shprehur se Kuvendi i Maqedonisë tashmë ka kryetar të ri i cili u zgjodh në pajtueshmëri me Rregulloren e këtij institucioni dhe Kushtetutës, njofton Portalb.mk.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka kryetar të ri, i zgjedhur në pajtueshmëri me Rregulloren e Kuvendit, ligjeve, Kushtetutës dhe shumicës parlamentare”, thuhet ndër të tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Ata shtojnë se “regjimi ka mbaruar, proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

Nga kjo parti thonë se formimi i Qeverisë është me interes madhor kurse veprimi kundër këtij interesi është kundër Kushtetutës dhe paraqet vepër penale.

Nga LSDM thonë “se Veljanoski, me këtë, bashkë me Gruevskin, Ivanov dhe Çavkov janë fajtorët kryesor për tentimet për vrasje të deputetëve të Kuvendit dhe dhunën ndaj gazetarëve dhe të punësuarve në të” dhe përfundojnë se “dhunuesit dhe kriminelët do të japin llogari”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button