Veljanoski nuk e njeh Talat Xhaferin, ja çfarë do të ndodhë me seancën kuvendore

Trajko Veljanoski është paraqitur pas sulmit në Kuvendin e Maqedonisë dhe pas dy ditëve shprehu keqardhje për të njëjtat. Në deklaratën për TV Sitel ai tregoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka për detyrë të sigurojë situatën dhe si pasojë e lëshimeve nga ky institucion ka ardhur deri te zhvillimi i incidenteve, njofton Portalb.mk.

“Atë ditë parandjeva se do të ndodh ajo. Zoran Zaev mori proceduralen dhe foli fjalë të rënda por mendova se do të mbledh kokën. Deputetët drejtuan shumë lutje, mendova se LSDM nuk do ta bëjë atë. Ata kanë pasur skenar të paramenduar. Sa më përket mua më janë dhënë 35 nënshkrimet që Kuvendi të punojë edhe të premten, dhe unë e miratova. Dokumentet nuk kanë qenë në pajtueshmëri me Rregulloren”, tha Veljanoski.

Në lidhje me seancën kuvendore ai shprehet se do të vazhdojë të kryesojë të njëjtën duke treguar se nuk e njeh Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit, pasi që siç shprehet ai, ai i zgjodh në mënyrë tinzare.

“Mund të flasim për dy aspekte, legal dhe politik. Si mund të thonë se kanë zgjedhur për kryetar të Kuvendit, Talat Xhaferin? Ata shkelën Nenin 9 të Rregullores, Neni 36 i Kushtetutës. Nuk kishte opinion, kanali i Kuvendit nuk kishte transmetim. Në bazë të çkaje vërtetojnë prani të deputetëve dhe se kush votoi? Nuk kishte shërbim, sekretarë, ata i izoluan të gjithë. Si mund të dëshmojnë se kush ishte “për” e kush “kundër”? Rregullorja thotë se kryetari i zgjedhur, fjalimin solemn e mban para kryesuesit. Para kujt Talat Xhaferi mbajti fjalim?”

Në bazë të gjitha këtyre Veljanoski tregoi se nuk e njeh Talat Xhaferin për kryetar të dhe se për këtë do të vazhdonte të udhëhiqte me seancat maratone të cilat nuk do të kishin fund.

Kundrejt kësaj, Talat Xhaferin si kryetar e njohën ndërkombëtarët, duke përfshirë këtu SHBA-në, NATO-n dhe BE-në.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button