Dhuna në Kuvend, Prokuroria asnjë detal për arrestimin e huliganëve

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Publik, bëjnë me dije se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë.

Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detal për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren. Nga Zyra e Prokurorit Publik bëhet me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button