Lavrov: Rusia e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në lidhur me Sirinë

Moska është e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në gjatë zgjidhjes së krizës në Siri, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në takimin me kolegun e tij jordanez Ajman Safadi.

“Shumë herë kemi dëgjuar se madhëria juaj, mbreti i Jordanit Abdullai i Dytë, thotë se interaksioni midis Rusisë dhe SHBA-së është me rëndësi vitale për sigurim të hapave konkrete të bashkësisë globale me qëllim të zgjidhjes së krizës siriane. Do të doja që t’ju bind se jemi të gatshëm për këtë dhe presim që edhe Uashingtoni të marrë qasje të njëjtë”, theksoi Lavrov, transmeton TASS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button