Shkup, një punëtor ndërroi jetë si pasojë e rënies nga skela e ndërtimit

Një gjashtëdhjetëvjeçar nga Kumanova vdiq si pasojë e rënies nga një skelë ndërtimi në fshatin Çolia – të rajonit të Shkupit, njoftoi sot policia.

L.D. (60) nga Kumanova ka rënë nga skela ku punonte në fshatin Çolio të Shkupit  dhe më pas është çuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup. Aty mjekët konstatuan lëndime të rënda trupore si frakturë të kafkës, fraktura të hapura në të dy këmbët, brinjë dhe rruaza të thyera. N orën 19;30 minuta si pasojë e lëndime të marra, L.D, ndërroi jetë.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dhënë në autopsi, njoftoi policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button