Franca mbështet zgjedhjen e Xhaferit kryeparlamentar të Maqedonisë

Franca me shqetësim të madh po e ndjek situatën në republikën e Maqedonisë. Ajo fuqishëm dënon dhunën që ndodhi mbrëmë në Parlament pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri.

“I ftojmë të gjithë palët që të qëndrojnë të qetë dhe rikujtomë se vetëm me dialog konstruktiv do të mundëson që të stabilizohet vendi. Të gjithë liderët politik patjetër të marrin përgjegjësi dhe ta zgjedhin rrugën e dialogut”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Francës.

Gjithashtu në reagim thuhet se Franca vlerëson se është e respektimi i Kushtetutës, parimeve demokratike dhe institucioneve, është e një rëndësie të veçantë. Përdorimi i dhunës vetëm do të ndikojë në rritjen e tensioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button