MPB-ja gjermane me reagim për gjendjen në Maqedoni

 Ministria gjermane e Punëve të Jashtme sot reagoi për ngjarjet e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

“Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i Parlamentit. Kjo zgjedhje si rezultat i zgjedhjeve parlamentare duhet të respektohen nga kundërshtarët politik. Presim Qeveria ta sigurojë rendin dhe qetësinë publike në vend”, thuhet në deklaratën me shkrim dërguar në MIA.

“Liderët në Shkup duhet që detyrimet e veta evropiane t’i shndërrojnë në vepra, t’i pranojnë rezultatet nga zgjedhjet dhe t’i zbatojnë”, thuhet më tej në reagimin e pres-shërbimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Pres shërbimi i MPB gjermane, për këtë porosi të qartë sot është informuar edhe ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Sasho Markovski, i cili ishte thirrur në bisedë lidhur me incidentet e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Paraprakisht nga Samiti i Bashkimit Evropian në Maltë ministri i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel e dënoi incidentet dhe porositi se sulmet mbi deputetët në Parlament janë të papranueshme, si dhe incidentet e këtilla nuk priten nga vendi kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button