Raportuesit e APKE-së për Maqedoninë: Jemi të shokuar nga sulmi në Kuvend

“Ne jemi të shokuar nga sulmi në Kuvend dje në Shkup. I dënojmë këto sulme të dhunshme dhe të papranueshme kundër deputetëve. Dhuna nuk ka vend në demokraci, deklaroi bashkëraportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për post dialogun e vëzhguar me Republikën e Maqedonisë, Liza Kristofsen (Norvegjia, Grupi socialist) dhe Valeriu Gilecki (Republika e Moldavisë, Partitë Popullore Evropiane), transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Apelojnë deri te të gjitha partitë politike dhe palët e përfshira të përmbahen nga nxitja e tensioneve dhe të tregojnë përgjegjësi me stimulimin e dialogut dhe duke hapur rrugën për zgjidhje të qetë politike.

“Në vendet demokratike, kryetari i i Kuvendit dhe Qeverisë duhet të zgjidhen përmes dialogut politik, në pajtim me zgjedhjen e shprehur nga ana e votuesve dhe parimet demokratike”, thuhet në kumtesën e përbashkët të tyre.

Asambleja parlamentare me kujdes do ta ndjek zhvillimin e situatës në vend.

“Është koha t’i jepet fund qorr sokakut politik, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare”, shtojnë Kristofsen dhe Gilecfik.

Qytetarët, siç theksojnë, meritojnë interesat e tyre dhe pritet të shqyrtohen me dinjitete dhe qetësi, gjegjësisht të lansohen reformat e domosdoshme dhe urgjente për sigurim të demokracisë, sundimit të drejtës dhe të drejtave të njeriut, për të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Ne presim që autoritetet e Maqedonisë do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për tejkalimin e kësaj krize dhe sërish të vendosen institucionet funksionale demokratike”, theksojnë Kristofsen dhe Gilecki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button