Meta i telefonon Xhaferit: Konflikti në Maqedoni politik, jo ndëretnik

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta bashkëbisedoi sot me kryeparlamentarin e sapozgjedhur të Maqedonisë, Talat Xhaferi, informon ATSH.

Meta i shprehu shqetësimin dhe keqardhjen homologut të tij në lidhje me dhunën e ushtruar ditën e djeshme në Kuvendin e Maqedonisë.

“Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e parlamentit të Maqedonisë” u shpreh Meta. Ai e siguroi Xhaferin për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë, duke i uruar atij, suksese në postin e ri si kryetar i parlamentit.

Në përfundim të komunikimit telefonik mes dy homologëve, Meta theksoi se konflikti që ka shpërthyer në Maqedoni dhe që degradoi ditën e djeshme në dhunë, është pasojë e politikës dhe jo e çështjeve ndëretnike.

“Mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik, jo ndëretnik” u shpreh Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button