Reagon KEMM për ngjarjet e mbrëmshme në Kuvend

Pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvend, ku u sulmuan deputetë e gazetarë nga ana e protestuesve të “Për Maqedoni të përbashkët”, KEMM apelon për reagim urgjent të policisë dhe Prokurorisë Publike që t’i ndërmarrin të gjitha masat e patjetërsueshme për zbardhjen dhe pastrimin e incidenteve, njofton Portalb.mk.

“Rastet e këtilla janë dëshmi për kushtet alarmante me të cilat përballen mediat, ndërkaq dhuna ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë, dhe me atë është krim ndaj shoqërisë. Nëse autoritetet nuk ndërmarrin hapa serioze në mbrojtjen e lirive të shprehjes do të vazhdojnë që t’i inkurajojnë ata të cilët kanë për qëllim që në rrugë dhunës t’i heshtin gazetarët dhe zërat tjerë kritikues në shoqëri. Kërkesa për përgjegjësi nga politikanët është një ndër obligimet e gazetarëve dhe mediave dhe nuk guxon që të bllokohen përpjekjet që t’i hulumtojnë të gjitha çështjet të cilat janë të interesit publike. U bëjmë thirrje edhe mediave që ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të paanshme, dhe në mënyrë të balancuar të prezantojnë zhvillimet nga të gjitha palët e prekura.”, thonë nga KEMM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button