LSDM: Do të ketë përgjegjësi për skenarin e përgjakshëm

Pas ngjarjeve të sotme në Kuvend ka reaguar partia e Zoran Zaevit. Nëpërmjet një komunikate me shkrim nga kjo parti kanë thënë se do të përgjigjen për rrezik të jetës të gjithë që kanë marrë pjesë në dhunën e sotme në Kuvend, si dhe për të gjithë krimet e tjera të porositura dhe të kryera nga udhëheqësia e VMRO DPMNE- së.

“Dhuna e përgjakshme në Kuvend është rezultat i dhunës që ka thirrur periudhën e kaluar Nikolla Gruevski, Gjorgje Ivanov, Trajko Veljanoski, grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre”, thuhet në komunikatë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button