Zaev flet në Kuvend: Do të zgjidhet kryetar këtu ose në vend tjetër (VIDEO)

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka folur në foltoren e Kuvendit gjatë vazhdimit të 20 të seancës konstituive, ku tha se vendim për zgjidhjen e kryetarit të Kuvendit së shpejti do të ndodh, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë, në tjetër sallë, në shkallë, në amfiteatër të Fakultetit Juridik, në ASHMAA”, tha Zaev në fjalimin e tij, ku e ftoi kryesuesin e seancës, Trajko Veljanovskin, që të mos e shkel Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, por të lejojë vazhdim të seancës edhe pas orës 18:00.

Ai gjithashtu e ftoi Veljanovskin që t’ua marrë fjalën sipas Rregullores, nëse dikush e shkel procedurën dhe të lejojë që deputetët me nënshkrime ta ndryshojnë rendin e seancës, gjegjësisht me votim të lejohet që të kalohet në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button