Refugjatja siriane emërohet Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga UNHCR-ja

Refugjatja siriane dhe notarja olimpike Jusra Mardini e cila ka mbërritur në Gjermani pasi kaloi me not nga Turqia në Greqi, u emërua Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një fjalim të mbajtur në konferencën për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Mardini tha se “Jam e nderuar të përfaqësoj refugjatët. Jetoj në Berlin. Angazhohem me fjalime për të shpjeguar historinë time. Bëj thirrje që të gjithë refugjatët të vazhdojnë nga aty ku kanë mbetur arsimin dhe jetën e tyre”.

Mardini në moshën 17 vjeçare është ambasadorja më e re e Vullnetit të Mirë të UNHCR-së ndër të tjera tha: “Mendoj se në Lojërat e ardhshme Olimpike duhet të jetë edhe ekipi i refugjatëve. Kam dëshirën të garoj në Olimpiadën ‘Tokio 2020’. Dëshiroj që ekipi i refugjatëve të jetë përgjithmonë. Sepse kërkoj që të marrë fund problematika e refugjatëve”.

Ndër të tjera Mardini ka shtuar se pas përfundimit të luftës dëshiron të kthehet në Siri.

Pas fillimit të luftës së brendshme Mardini u largua nga Siria drejt Turqisë dhe që nga aty me një gomone të vogël e cila tranportonte 20 persona u përpoq të kalonte në Greqi.

Pasi gomonia ndali dhe nisi të marrë ujë Mardini hyri në det bashkë me motrën e saj dhe arriti të mbërrinte në brigjet e ishullit grek Lesbos duke notuar dhe duke e shtyrë për më shumë se 4 orë.

Mardini e cila pas Greqisë kaloi në Gjermani ka qenë në mesin e 10 sportistëve të “ekipit të sportistëve olimpikë të refugjatëve” në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button