LSDM: Askush nuk duhet ta rrezikojë funksionimin e sistemit shtetëror

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e sotme porosit që të ndërprehen bllokadat dhe opstrukcionet për proceset demokratike  dhe se të punohet ashtu siç është e paraparë me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën, njofton Portalb.mk.

“Interesi kryesor i qytetarëve është që të fitojnë Qeveri të re reformuese ashtu siç edhe u votua”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se jeta normale, ekzistenca e qytetarëve, stabiliteti shtetëror dhe funksionimi i sistemit shtetëror nuk duhet të rrezikohet nga askush.

“Të gjithëve u është e qartë se ekziston program i Qeverisë së re reformuese e cila e garanton unitaritetin e shtetit, siguron jetesë cilësore për qytetarët dhe në të cilën nuk ekziston asnjë ndryshim i simboleve shtetërore”, thonë nga LSDM.

Ndërsa nga atje përfundojnë se shumica parlamentare ka përgjegjësi dhe për detyrë t’i mbrojë qytetarët e shtetit dhe atë do ta bëjë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button