Disa pjesë të Qendrës, Kisella Vodës, Karposhit dhe Ilindenit nesër pa energji elektrike

Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni informon se gjatë ditës së nesërme disa pjesë të qytetit do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 10:00, pa energji do të jetë objekti i Sizmologjisë në Vodno të Poshtme dhe konsumatorët nga objektet në rrethinë, nga ora 8:30 deri në orën 12:00, konsumatorët nga rr.”Vasill Gjorgov” nr.9. 19 a dhe 23 dhe konsumatorët nga objektet e rrethinës në afërsi të tyre, nga ora 9:30 deri në orën 13:00 konsumatorët nga rr.”Kozara” nr.47, 47 a dhe 49, si dhe nga rr.”Kiro Gavrillovski” nr.3, 5, 7 dhe 27, në Komunën Qendër.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 10:00, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Bërsjaçka Buna”, “Nov Zhivot” dhe “Zletovska”, në Komunën Shuto Orizarë.

Nga ora 9:00 deri në orën 15:00, energji nuk do të kenë konsumatorët nga fshati Usje, Komuna Kisella Vodë, objekti i restorantit “Fish” dhe qendra për goma “Olimpiko”, një pjesë e konsumatorëve nga rrugët “Momin Potok” dhe “Skupi” – nënrrugët 3, 3a dhe 5, si dhe një pjesë e konsumatorëve të locuar në “Jadranska Magistralla”, Komuna Karposh dhe konsumatorët nga rr.13 në lagjen Ilinden.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button