Keni lindur në vitet ‘80-’90? Ja ҫfarë duhet të bëni deri në fund të muajit prill

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, këto ditë u kanë bërë thirrje të gjithë të lindurve në vitet 80 – 90 për të bërë vaksinimin. ISHP ka publikuar një kalendar vaksinash që përfshin vaksinat të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela. Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat që nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela.

Gjatë gjithë muajit, qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, është planifikuar vaksinimi i popullatës:

“Të gjitha qendrat shëndetësore do të jenë të pajisura me sasi vaksinash fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë, nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo, në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, e cila duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do aplikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së, Erida Nelaj, për mediat. Java e ardhshme është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button