Maroku pas 37 vitesh ripërtërinë marrëdhëniet diplomatike me Kubën

Maroku pas një pauze prej 37 vitesh ka ripërtërirë marrëdhëniet diplomatike me Kubën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Marokut thuhet se me dëshirë të mbretit maroken Muhammed VI janë ripërtërirë marrëdhëniet diplomatike me Kubën.

Po ashtu porositet që Maroku në afat sa më të shkurtër të hapë edhe përfaqësinë e saj diplomatike në kryeqytetin e Kubës, Havana.

Maroku ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Kubën në vitin 1980, pasi që ky vend i ofroi mbështetje Frontit Kombëtar për Çlirimin e Sagi el Amre dhe Rio de Oroa (Front Polisario).

Front Polisario është lëvizje e cila lufton për njohje ndërkombëtare dhe pavarësinë e Saharës Perëndimore nga Maroku. Nga viti 1979 Kombet e Bashkuara njohin Polisario si përfaqësues të popullit të Saharasë Perëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button