Atleti rus denoncon përdorimin e dopingut, pezullohet me katër vite
Atleti rus Aleksander Khyutte, i cili ka dhënë dëshmitë në lidhje me një hetim për doping në të cilin kanë qenë të përfshirë trajnerët kryesorë të atletikës, ka marrë një pezullim katërvjeçar për shkelje të rregullave të dopingut, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata Ruse e Atletikës thotë se Khyutte është pezulluar nga Gjykata e Arbitrazhit në Sport për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut si dhe për tentativën të shmang testin për doping.
Pas akuzës që iu bë për doping, Khyutte kishte vendosur një kontakt me Federatën Botërore të Atletikës, (IAAF), ku ka shpalosur provat se ish trajnerja e tij, Zukhra Vereshchagina si dhe atletë të tjerë rusë janë të përfshirë në përdorimin e substancave të palejuara.
IAAF tha më herët se është duke hetuar rastin me Vereshchaginën.
Sportistët të cilët ofrojnë “ndihmë të theksuar” në hetimet për shkeljet e rregullave anti-doping, mund të presin zbutjen e dënimeve, edhe pse në rastin me atletin Khyutte, kjo gjë nuk është theksuar të jetë bërë.