VMRO-DPMNE: Nuk lejojmë shqipen si gjuhë zyrtare në Maqedoni

Nga VMRO-DPMNE sot edhe njëherë kanë përsëritur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë të ketë dy gjuhë zyrtare në Maqedoni e se nuk lejojnë as federalizimin dhe kantonizimin e vendit. Sipas VMRO-së Zaev me qëllim të shpëtojë veten është i gatshëm që të formojë qeveri mbi bazë të Deklaratës së partive shqiptare.

“Maqedonia nuk do të ketë dy gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Bankënotat nuk do të jenë në dy gjuhë dhe nuk do të ndryshohen uniformat. Nuk do të ndryshohet as stema, as flamuri, as emri. Nuk do të sjellin rezolutë për gjenocid, nuk do të lejohet as federalizimi as kantonizimi. Nuk do të realizojnë elemente të Deklaratës së Tiranës, për shkak se qytetarët e dënuan dhe nuk kanë votuar për atë”, thuhet mes në kumtesën e VMRO-së.

Sipas partisë së Gruevskit, qytetarët të cilët protestojnë në rrugë tregojnë se nuk dëshirojnë të paguajnë borxhet e Zoran Zaevit

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk besoj mè qe Shqiptaret ta lene Vmro apo ndonje parti tjeter te bejne qejf me Shqiptaret , siç duan ata….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button