Bill Gejts: Rritet mundësia nga sulmet bio-terroriste

Gjithnjë e më shumë rritet mundësia në botë të ndodhë sulm bio-terrorist, i cili nga faqja e dheut mund të fshijë 30 milionë njerëz, paralajmëroi njeriu më i pasur në botë Bill Gejts.

“Arsyeja për mundësinë gjithnjë e më të madhe për sulm të tillë qëndron në atë që sot është shumë më lehtë se kurrë të krijohen ose përhapen patogjene vdekjeprurëse”, shtoi Gjets.

Siç publikoi “Telegrafi” britanik, themeluesi i “Majkrosoftit” muajt e fundit shpesh në paraqitjet e tij publike paralajmëron në faktin se epidemia e viruseve vdekjeprurëse respirator do të ishte edhe më e rrezikshëm nga armët bërthamore.

Ai vlerëson se tani është më me rëndësi se kurrë t’u ndihmohet shteteve në ndjekjen e sëmundjeve dhe parandalimin e tragjedisë globale.

“Bio-terrorizimi është rrezik shumë më i madh nga pandemia”, tha Gejts dhe shtoi se progresi në biologji ka sjellë deri te ajo që terroristët të munden më lehtë të krijojnë sëmundje si fruthi vdekjeprurëse.

“Kjo mund të shkaktojë vdekje të dhjetë milionë njerëzve, ndërsa numër të tillë të rasteve të vdekjes nuk do të shkaktonte asnjë rast tragjik si sulmi me armë bërthamore. Kështu që rrezik më i madh do të ishte ai i shkaktuar nga epidemia natyrore ose me sulmi bio-terrorist i shkaktuar me qëllim”, tha Gejts dhe shtoi se virusi, i cili shpejt përhapet në ajër mundet për një vit të vrasë edhe më shumë se 30 milionë njerëz.

“Duhet seriozisht të mendojmë për këto rreziqe”, shtoi ai.

Gejts theksoi se udhëtimi i sotëm i njerëzve nëpër botë do të thotë se në të ardhmen epidemitë mund të jenë edhe më vdekjeprurëse dhe nga gripi spanjoll në vitin 1919, prej të cilit atëherë vdiqën miliona njerëz.

“Në 20 vitet e fundit do të kemi epidemi shumë më të keqe nga ajo që ishte me virusin e ebolës ose virusin zika dhe ekziston mundësia se do të jetë në formë të gripit”, tha Gejts, duke theksuar se “kriza shëndetësore diku, do të thotë krizë shëndetësore gjithkund”.

###

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button