Maqedonia mund të rrezikohet nga “importi” i epidemisë së fruthit

Rreziku nga shfaqja e fruthit është duke u rritur, paralajmërojnë epidemiologët. Edhe pse Maqedonia akoma nuk ka raste me të sëmurë nga fruthi, sëmundja me shpejtësi po përhapet në vendet në afërsi me këtë dhe mundësitë nga shfaqja e fruthit në vendin tonë bëhen më të mëdha. Në vendin fqinj të Bullgarisë këto ditë nga fruthi ka ndërruar jetë një foshnjë nëntë muajshe, ndërsa në periudhën e fundit numri i viktimave në Rumani ka arritur deri në 21. Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi të rritet numri i pranimit të vaksinave për të krijuar “imunitet kolektiv”, por në Maqedoni sipas gazetës Nova Makedonija, ka rënë numri i fëmijëve që e marrin këtë vaksinë. Me rritjen e numrit të mos marrjes së vaksinës te fëmijët rritet edhe rreziku i përhapjes së sëmundjes, njofton Portalb.mk.

Dhënia e vaksinave te fëmijët është zvogëluar për shkak fushatës së fuqishme kundër vaksinimit. Prindërit ose nuk duan ose e shtyjnë vaksinën kundër fruthit, rubeolës dhe shytit – vaksina e cila merret në muajin e trembëdhjetë të foshnjës. Vendime të tilla marrin për shkak frikës, të cilën e shkaktojnë informatat që i marrin nga fushatat kundër vaksinimit, të cilat, gjithashtu, i lidhin me sëmundje të rënda, mes të cilave edhe autizmi.

Epidemiologet janë kategorik se vaksina patjetër duhet të merret në përqindje të lartë që të mbrohen edhe fëmijët edhe të rriturit të cilët ose nuk kanë marrë mbrojtje ose nuk e kanë pasur këtë sëmundje.

Prof. Dr. Dragan Danillovski, epidemiolog, thotë se kur përqindja e lartë e popullatës është e vaksinuar, është e vështirë që sëmundjet infektive të përhapen, sepse nuk ekzistojnë shumë njerëz që mund të jenë të infektuar.

“Për shembull, nëse dikush e ka sëmundjen dhe është i rrethuar me njerëz të cilët janë të vaksinuar kundër fruthit, sëmundja nuk mund të bartet lehtë përreth dhe ajo mund të zhduket. Kjo quhet “imunitet kolektiv” dhe kjo u siguron mbrojtje kategorive të prekshme të qytetarëve, siç janë: fëmijët, pleqtë dhe ata të cilët janë të sëmurë. Imuniteti kolektiv funksionon vetëm nëse më shumë persona të popullatës vaksinohen ( për shembull, 19 nga çdo të 20 duhet të vaksinohet kundër fruthit për mbrojtje të personave që nuk janë të vaksinuar). Nëse njerëzit nuk vaksinohen, imuniteti kolektiv nuk është garancion për mbrojtjen e tyre”, tha Danillovski.

Nëse jetoni në një rajon ku vaksinimi është në nivel të ulët, shpjegon profesori, dhe fëmija juaj nuk është i vaksinuar, është e besueshme se numri më i madh i njerëzve me të cilët vjen në kontakt, nuk do të jenë të vaksinuar. Nëse një nga ata persona merr sëmundje infektive, p.sh. fruth ai shumë lehtë mund ta bart te personat tjerë të cilët nuk janë vaksinuar, ndërsa në disa raste sëmundja do të përhapet shumë shpejtë nëpër popullatë gjegjësisht do të ndodh epidemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button