Gashi: Mos thoni Platforma Tiranase, por Deklarata e përbashkët e partive shqiptare
“Bëjmë apel që të mos keqpërdoret seanca dhe të mos thoni Platformë Tiranase, por Deklaratë e përbashkët e partive shqiptare”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, njofton Portalb.mk.
Ai shtoi se, kriza ka filluar me zbardhjen e skandalit te përgjimeve kur u kuptua “krimi që bëhet, si është humbur siguria në shtet, çfarë sistemi gjyqësor kemi dhe çfarë ekonomie zhvillohet”.
“prandaj duhet t’i kthehemi problemi kryesor e të mos debatohet për çështje jo-esenciale”, tha Gashi.